Mjekët e maternitetit mbeten në arrest shtëpie
Gjykata nuk ka ndryshuar asnjë presje nga masa e arrestit në banesë për mjekët e maternitetit “Kiço Gliozheni". Ata akuzohen përr korrupsion dhe mitmarrje.
TIRANE- Gjykata e Tiranës ka rikonfirmuar dje masat arrest në banesë për mjekët e maternitetit “Kiço Gliozheni” në kryeqytet, të akuzuar për korrupsion dhe mitmarrje. Gjykata nuk ka ndryshuar asnjë presje nga vendimi i tri ditëve më parë, kur vendosi në mungesë të lejonte procedimin penal të antikrimit ekonomik të policisë së Tiranës dhe Task Force të Prokurorisë me masat arrest në banesë për shefin e obsetrisë së “Kiço Gliozhenit”, Petrit Rexhepi; gjinekologun reanimator Dritan Xhangolli; dy mamitë, Hyre Reçi dhe Nilka Perhati; dhe anestezistin Lefter Mano. Të pandehurit nuk kanë pranuar akuzat, por që sipas togave të zeza janë pretendime të kota përballë provave të policisë e prokurorisë.
(s.g/BalkanWeb)