E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Hoxha", Ziso Kristopulli: Duan të më heqin nga puna

Ziso Kristopulli rrezikon të pushohet nga puna në Parkun e Butrintit, këtë herë jo si “armik i popullit”, siç u deklarua në vitin 1995, por si armik i PD-së dhe qeverisë ‘Berisha’. Kristopulli eshte nje nga deshmitaret e ceshtjes Remzi Hoxha 

TIRANE-Telashet nuk kanë të sosur për Ziso Kristopullin, të rrëmbyerin nga SHIK-u në ‘95-ën dhe të torturuarin bashkë me Remzi Hoxhën dhe Abdyl Loshajn. Kristopulli rrezikon të pushohet nga puna në Parkun e Butrintit, këtë herë jo si “armik i popullit”, siç u deklarua në vitin 1995, por si armik i PD-së dhe qeverisë ‘Berisha’. Ne nje rrefim per Gazeta Shqiptare, Kristopulli tregon se shkak është bërë fushata që pretendohet se ka bërë për PS-në, për zgjedhjet parlamentare që u zhvilluan në fund të qershorit të këtij viti. Kristopulli është aktualisht dëshmitari kyç i prokurorisë së Krimeve të Rënda në procesin gjyqësor për rrëmbimin dhe zhdukjen e biznesmenit shqiptaro-maqedonas Remzi Hoxha. Nuk është pushuar ende nga puna, por i kërkohet nga drejtuesit “të japë më mirë dorëheqjen, se ka bërë fushatë për Partinë Socialiste”.
"Drejtori më kërkonte të jepja dorëheqjen, sepse më thotë ‘ke bërë fushatë për Partinë Socialiste dhe për Arben Malaj’. Unë i thashë që nuk e jap dorëheqjen sepse nuk kam bërë fushatë në fakt për Partinë Socialiste", shprehet Kristopulli ne nje interviste per Gazeta Shqiptare.

(d.b/BalkanWeb)



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›