E Diel, 1 Nëntor 2026

Korcë, vdes foshnja 4 muajshe nga asfiksia

Shkak i vdekjes së fëmijës 4 muajshe në shtëpinë e femijës në qytetin e Korcës ka qënë asfiksia. Kështu thuhet në skedën e vdekjes, e nxjerrë nga spitali pediatrik i Korces. Ndërkohë që do jetë ekspertiza mjeko-ligjore ajo që do të përcaktojë qartë shkakun e vdekjes. 

KORCË- Humbja e jetës së foshnjes katër muajsh që ndodhi katër muaj më parë, në shtëpinë e fëmijës së qytetit të Korcës, ka mbledhur stafin drejtues pas mbërritjes së skedës mbi vdekjen e ndodhur. Sipas skedës së vdekjes marrë nga spitali i Korcës, thuhet se shkaku i vdekjes së foshnjes ka qënë asfiksia, por do të jetë mjeksia ligjore ajo që do të thotë fjalën e fundit. Drejtoresha e shtëpisë së fëmijës në Korcë, Mirela Ciko tregon, se foshnja me inicialet B.B ka ardhur në shtëpinë e fëmijës në Korcë vetëm dy muaj më parë, pas përfundimit të një ndërhyrjeje kirurgjikale në spitalin e Tiranës, nga një emangiome në shpinë. Sipas saj vogëlushja ishte mbajtur në kujdesin maksimal dhe profesional të stafit edhe pse kishte pasur probleme shëndetësore të herëpashershme. Ditën kur foshnja ndërroi jetë është vizituar si cdo ditë nga mjekja e brefotrofit dhe ka qënë në gjëndjë të mirë shëndëtësore. Ciko tregon se, kujdestarja pasi e ka ushqyer e ka vënë në gjumë fëmijën dhe kur e kontrolloi disa minuta më vonë kishte ndryshuar çehre. Kujdestarja e ka marrë menjëherë fëmijën në krahë dhe e ka cuar në spitalin e Korcës, për ti dhënë ndihmën e parë, por vogëlushja 4-muajshe nuk ka mundur të mbijetojë. Ndërkohë mjekët e spitalit pediatrik të Korcës të pyetur për vdekjen e vogëlushes, kuk kanë pranuar të japin asnjë sqarim lidhur me ngjarjen. Shkaqet e vërteta pritet të mësohen nga përfundimet e ekspertizës mjeko-ligjore. Foshnja kishte lindur nga një lidhje jashtëmartesore nga qyteti i Librazhdit me probleme shëndetësore. Nëna e kishte mbajtur për dy muaj, por për shkak të kushteve të rënda ekonomike ishte detyruar ta conte në brefotrofin e Korcës.
(m.a/News24-BalkanWeb)



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›