E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kucovë, ish rafineria e naftës kthehet në park

Mbetjet e ish-rafinerisë së naftës në qytetin e Kucovës do të hiqen dhe në këtë zonë do të ndërtohet një park për qytetarët. Helmet e shpërndara në këtë zonë kanë qënë një rrezik i përditshëm për banorët e Kucovës. 

KUCOVË- Në sajë të bashkëpunimit të qeverisë Ceke dhe Bashkisë së qytetit të Kucovës, zona e ish ndërmarrjes së përpunimit të naftës së shpejti do të rehabilitohet. Vitet e fundit, kjo zonë është kthyet në një shqetësim për banorët, për vetë rrezikun që paraqet nga përmbajtja e helmeve. Bëhet fjalë për një sipërfaqje pre 25 hektarë toke. Pas vitve 90-të mjaft banorë të fshatrave përreth ngritën banesat e tyre pranë kësaj zone, duke bashkjetuar me rrezikun që përbën kjo zonë për shëndetin e tyre. Sipas kryetarit të Bashkisë së Kucovës Artur Kurti, në zonën e rehabilituar do të ndërtohet edhe një park. Ky projekt parashikohet të zgjasë katër vjet. Faza e parë e këtij projekti ka të bëjë më studimin e zonës. Tashmë firma që po zbaton këtë projekt ka mbaruar punën në marrjen e kampioneve nga gropat e ish rafinerisë së naftës dhe është duke kryer analizat përkatëse.
(m.a/News24/BalkanWeb)



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›