E Shtunë, 31 Tetor 2026

Korce, akset rrugore mbulohen nga akulli

KORCE- Sot rrugët e qytetit të Korçës u ngjajnë pistave të patinazhit, pasi shtresat e akullit janë të pranishme kudo. Ulja e menjëherëshme e temperaturave, që gjatë gjatë natës arritën -5 gradë celcius në qytetin e Korçës dhe -10 gradë celcius në zonat malore, kanë krijuar shtresa akulli në akset rrugore në të gjithë rajonin, duke shkaktuar vështirësi në qarkullimin rrugor, i cili lejohet vetëm me zinxhirë.

Në akset rrugore Qafë-Thanë-Lin, Qafa e Qarrit-Ersekë dhe disa pjesë të rrugës Bilisht -Kapshticë dhe Pirg-Qafë-Plloçë, prania e akullit krijon rrëziqe për qarkullimin e automjeteve. Këto akse rrugore janë të kalueshme vetëm me zinxhirë. Edhe rrugët e fshatrave turistikë të Dardhës dhe Voskopojës janë të ngrira dhe kalimi i automjeteve bëhet vetëm me zinxhirë. Në Dardhë nuk mund të shkojnë automjetet e ulëta tip autoveturë, por vetëm ato të larta me paisje dhe goma dimërore.Sipas burimeve nga policia e qarkullimit rrugor, efektivat e saj, po patrullojnë në rrugët kryesore duke u kërkuar drejtuesve të automjeteve të lëvizin vetëm me zinxhirë.(s.g/ATSH/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›