E Diel, 1 Nëntor 2026

“Gërdeci” prokurorët dhe avokatët shkojnë të kqyrin saldatriçen

TIRANë- Prokurorë dhe avokatë të çështjes "Gërdeci" do të kqyrin sot vendin e ngjarjes (fshatin Gërdec rreth 20 kilometra larg Tiranës), ku gati dy vjet më parë ndodhi një shpërthim i fuqishëm me pasojë 26 viktima. Siç deklaroi një nga avokatët e çështjes, në Gërdec do të kqyret vendi ku ndodhej saldatriçja, që mendohet të jetë shkak i shpërthimit të 15 marsit 2008 në ish-fabrikën e demontimit të municioneve luftarake. Si rrjedhojë shtoi i njëjti burim, shtyhet seanca për këtë çështje, e parashikuar për t'u zhvilluar sot në gjykatën e Tiranës. Prokuroria dyshon se shpërthimi ndodhi pikërisht nga shkëndijat e saldatrices së Qemal Deliut, një prej banorëve të Gerdecit që banonte shumë pranë fabrikës së demontimi të armëve. Pas shpërthimit, familja Deliu humbi 5 anëtarët esaj, mes të cilëve dhe një foshnjë 3 vjecare. Por 3 të pandehurit në këtë cështje pretendojnë se shpërthimi ka qënë i kurdisur nga ndonjë mjet shpërthyes dhe jo nga mungesa e kushteve të sigurisë në fabrikë. çështja 'Gërdeci' është një nga çështjet me më shumë dëshmitarë, rreth 300 të tillë, dhe prej disa seancash është fokusuar në pyetjen e tyre. Si të pandehur në këtë çështje janë 29 persona, shumë nga të cilët ish-funksionarë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe ushtrisë. (d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›