Itali, kapet shqiptari me 13 kg heroinë
Itali- Policia ka arrestuar një shqiptar, 27-vjeç, i cili transportonte me makinën e tij 13 kilogramë heroinë.
Sipas mediave italiane, kokaina ishte duke u sjellë në Riviera, ndërkohë që sekuestrimi i saj dhe arrestimi i të riut shqiptar u bë nga agjentët e Guardia di Finanza të Milanos.
“Arjan Gjana, shqiptar u bllokua në dalje të Riminit. Ai udhëtonte i vetëm në makinë, tip Opel Astra”- ka njoftuar policia italiane. Gjatë kontrollit në automjetin e tij, u gjet një çantë ku ishte fshehur droga, e ndarë në 12 pako.
I riu u shoqërua në polici, ndërsa ekspertët janë duke hetuar për të zbardhur destinacionin e drogës dhe origjinën e saj.