Banda e Cërrikut, dështon sërish seanca
Tiranë- Ka dështuar sërish procesi gjyqësor i hapur në Gjykatën e Krimeve të Rënda në ngarkim të të pandehurve të "Bandës së Cërrikut".
Këta radhë shkak për mosrealizimin e seancës është bërë mungesa në sallën e gjyqit të përfaqësuesve të mbrojtjes ligjore të të pandehurve të kësaj bande. Në pamundësi për të vijuar në kushte të tilla, Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi të shtyjë për javën e ardhshme procesin.
Ndërkohë, nisur nga historia e përsëritur e dështimeve, përmes një shkrese drejtuar Dhomës së Avokatisë, Gjykata ka kërkuar marrjen e masave për avokatët mbrojtës, të cilët duke mos u paraqitur regullisht në seanca janë bërë shkak për zvarritjen e gjyqitndaj "Bandës së Cërikut"
Të pandehurit e kësaj bande, akuzohen për vrasjen me armë zjarri të 6 punonjësve të Gardës së Republikës dhe plagosjen e disa efektivëve të Policisë së Shtetit, majin e vitit 1997 në Cërrik.
Në këtë proces janë të pandehur 9 persona, të cilët akuzohen nga Prokuroria e Krimeve të Rënda për vrasje me paramendim në bashkëpunim ndaj 6 punonjësve të Gardës së Republikës si dhe plagosjen e disa punonjësve të policisë së Elbasanit në vitin'97 nëqytetin e Cërrikut.