E Shtunë, 31 Tetor 2026

Korçë, arrest shtëpie kancelarit



KORçE - Gjykata e Korçës vendosi dje masën e sigurisë “arrest shtëpie” për kancelarin e kësaj gjykate, Shkëlqim Kajmaku, si dhe shefin e personelit në burgun e Drenovës, Arben Hoxha. Ata u arrestuan të hënën me akuzën e ushtrim e ndikimi të paligjshëm të personave që ushtrojnë funksione publike. Sipas prokurorisë, qytetari K.Kafexhiu ka pasur prej kohësh një konflikt pronësie trualli me dy korçarë, me një prej të cilëve kishte lidhur edhe kontratë sipas së cilës duhej të përfitonte një shumë prej 60 milionë lekë të reja. Ai ka marrë shumën prej 10 milionë lekësh, ndërsa nuk ka arritur të tërheqë pjesën tjetër. Kafexhiu ka kërkuar ndihmën e Arben Hoxhës pasi kishte njohje me kancelarin. Ata kanë rëndë dakord me 300 mijë lekë për ta ndihmuar, por për të përshpejtuar veprimet për nxjerrjen e shpejt të një urdhër ekzekutimi në gjykatë, Kafexhiu iu ka premtuar atyre 500 mijë. Pasi vendimi është vonuar, ai i është drejtuar policisë për ndihmë duke menduar se ishte mashtruar. g.a

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›