E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qeveria bën publike vendimetme 4 vjet vonesë

TIRANE-Qeveria publikon 4 vjet me vonesë vendimet në Fletoren Zyrtare. Gazeta Shqiptare ben te ditur sot se në tri fletore zyrtare të botuara brenda muajit qershor 2010, janë zbardhur vendime të rëndësishme të marra nga Këshilli i Ministrave në vitin 2006, që kanë lidhje me rrugën Durrës-Kukës. Një tjetër vendim i zbardhur 4 vjet me vonesë në Fletoren Zyrtare me numër 53, është vendimi për t’i dhënë kompanisë “Ridge Global LLC” të drejtën e shërbimit të konsulencës për hartimin e strategjisë kombëtare për sigurinë kombëtare, mirëqeverisjen, mbështetjen për anëtarësimin në NATO dhe luftën kundër korrupsionit, pastrimit të parave dhe kriminalitetit.
Nderkohë në fletoren me numër 53 janë botuar rreth 19 vendime po të vitit 2006, mes të cilave edhe ai për lejimin e Kryeministrisë, që për fondin limit prej 46.608.000 lekësh të përdorë procedurën “Prokurim i drejtpërdrejtë”, me shoqërinë “Ridge Global LLC” për dhënie shërbim konsulence, për hartimin e strategjisë kombëtare për sigurinë kombëtare, mirëqeverisjen, mbështetjen për anëtarësimin në NATO dhe luftën kundër korrupsionit, pastrimit të parave dhe kriminalitetit.

Një tjetër vendim i publikuar me 4 vite vonesë është edhe ai për autorizimin e Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës për lidhjen e marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe “Crans Montana Forum”. Gazeta Shqiptare zbardh sot me detaje vendimet dhe vondesat per to.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›