E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cako kerkon djalin, kur mungon Inva

Tirane- Divorci i ciftit te njohur Cako-Mula eshte shtyre dje per paraqitjen e konkluzioneve perfundimtare. Ne seancen e djeshme, avokatet e tyre kane kerkuar kohe per te depozituar konkluzionet e tyre perfundimtare, renditjen e pikave ku bien dhe nuk bien dakord mes tyre dhe cfare kerkojne nga gjykata. Gjate seances se djeshme avokatja e kengetarit Pirro Cako, ka kerkuar nje kujdestari te perbashket per djalin Anthony. Kerkesa e avokates konsistonte ne ate qe klienti i saj Pirro, te kujdesej per djalin 14-vjecar, Anthony, ne momentin qe e ema e tij, Inva Mula do te ishte me koncerte jashte Frances. Por nga ana tjeter, avokati i Mules, ka hedhur poshte pretendimin e pales tjeter, se Mula nuk i garantonte kujdestari djalit, gjate diteve qe do te ishte ne turne per koncerte. Kerkesa e ngritur ne seance, nga pala e paditur Pirro Cako, eshte kundershtuar nga gjyqtarja Elona Gjoka, e cila u ka lene pese dite avokateve per te hartuar konkluzionet perfundimtare dhe per t’i dorezuar ato ne gjykate. Me dorezimin e ketyre konkluzioneve, pritet qe gjykata te shpalle vendimin perfundimtar, per t’i dhene fund marteses mes ciftit Mula-Cako. Divorci eshte kerkuar me ngulm nga sopranoja per shkak te mosfunksionimit te marteses prej disa vitesh. Pas leximit te konkluzioneve, gjykata pritet te shpalle divorcin mes paleve. Ky proces vijon prej gati nje viti e gjysem dhe tashme eshte prane fundit te tij. Per disa muaj ky proces eshte shtyre per shkak te pavendosmerise se ciftit per kujdestarine e djalit te tyre te vetem, nderkohe qe vete Anthony zgjodhi per te jetuar me nenen e tij, per shkak se ishte duke ndjekur studimet ne France. Padia civile mban numrin 1235 dhe u dorezua me 1 Prill te vitit te kaluar ne gjykaten e Tiranes nga sopranoja me fame boterore, Inva Mula, e cila eshte duke u shqyrtuar nga gjyqtarja Elona Gjoka. Padia ka si objekt te saj zgjidhjen e marteses. Mula pretendon se martesa e saj e ka humbur kuptimin, per kete kerkon edhe divorcin nga Cako.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›