E Shtunë, 31 Tetor 2026

I kerkuari per vrasjen e Ilir Rexhepit dergon e-mail Jam ne Angli nuk jam vrasesi

Muca eshte i dyshuari kryesor per vrasjen e Ilir Rexhepit ngjarje kjo e ndodhur ne 30 dhjetor

Nje dite pas arrestimit te kontrollorit ne Kapshtice per lejimin e kalimit te nje te dyshuari per vrasje ne drejtim te Greqise nje e-mail mberrin ne adresat e gazetareve ku pretendohet se derguesi eshte pikerisht i kerkuari i policise Bledar Muca. Sipas deklarates se zedheneses se Policise se Elbasanit Valbona Begu Muca eshte i dyshuari kryesor per vrasjen e Ilir Rexhepit ngjarje kjo e ndodhur ne 30 dhjetor. Ne e-mail-in e derguar nga adresa helliphellip.. Muca shpjegon alibine e tij se ka festuar ne sheshin e qytetit te Elbasanit dhe pikerisht ne momentin kur ka ndodhur vrasja ai pretendon se ka qene i filmuar nga kamera sigurie te nje lokali ne periferi te qytetit. Drejtues te grupit hetimor per vrasjen e Rexhepit jane shprehur se nuk ka asnje pengese qe Muca nese me te vertete pretendon se nuk eshte i implikuar ne krim te kthehet ne Shqiperi per tu perballur me organet ligjore per akuzat qe rendojne mbi te.

e-mail-i i derguar ne adresen e policise

Pershendetje

Drejtuar mediave lokale ne Elbasangazetave dhe tv-ve kombetare.

Une qe po ju shkruaj quhem Bledar Muca personi qe ju sot keni publikuar ne media si autor i dyshuar i vrasjes se shtetasit Ilir Rexhepi.

Dua tju bej me dije se kam rreth 48 ore qe kam lene territorin shqiptar dhe kam kaluar nga pika kufitare e Kapshtices se bashku me bashkeshorten time per te udhetuar drejt Belgjikesaty ku familja ime kaloi festen e nderrimit te viteve.
Dua tju informoj mbi ate akuze qe kane ngritur ndaj meje se pervecse eshte absurde cenon rende dinjitetin tim dhe ate te familjes sime.
Une jam shtetas anglez dhe kam mberritur ne Shqiperi perpara Krishtlindjeve. Festen e Vitit te Ri e kam festuar ne Elbasan se bashku me time shoqe dhe miq te mi duke festuar si te gjithe ju madje duke qene gjate gjithe diteve deri perpara ikjes sime nga Shqiperia ne bulevardin e qytetit tim dhe prane te afermeve te mi.
Nuk kam pasur asnje shqetesim ne te gjithe kohen qe kam qendruar ne Elbasan qofte nga organet policore e qofte nga te tjeret.
Dua tju bej me dije se ne lidhje me ate cfare me akuzon policia jam krejtesisht i gatshem te perballem ne cdo kohe dhe ne cdo moment kur te kthehem serish ne Shqiperi kur te marr disa dite pushime nga pronari im ne Londer.
Kerkoj nga ana juaj qe te pakten kete here te tregoheni realiste dhe te vemendshem me akuzen e ngritur ndaj meje sepse duke bere te kunderten ju demtoni rende shendetin e familjes sime dhe e njollosni ate duke ja quajtur djalin kriminel.
Une kam kaluar ne piken kufitare ne Kapshtice si cdo qytetar i kesaj bote pa kurrfare problemi dhe duke ndenjur ne radhet e gjata te pikes kufitare greke dhe skam pasur qofte edhe problemin me te vogel ne asnje moment.
Shume shpejt avokati im do tju vendose ne dispozicion edhe filmimet e kamerave te sigurise te momentit kur ka ndodhur vrasja ne te cilen une akuzohem pasi une kam qene nen shoqerine e dy miqve te mi ne ambientet e nje Lokali ne periferi te qytetit. Kam ardhur ne drejtim te qendres se qytetit pas ores 2100 cka konfirmon sakte dhe drejt se ku ndodhesha une ne momentin e ngjarjes per te cilen me akuzon policia.

Duke shpresuar e besuar ne mirekuptimin tuaj perzemersisht Bledar Muca i akuzuar per vrasje nga Policia e Elbasanit.

Pune te mbare dhe suksese per Vitin e R

Arrestimi nga SHKB-ja i policit te doganes se Kapshtices Ardian Cekici

Te merkuren Ardian Cekici nga Pogradeci eshte prangosur nga SHKB-ja ne Drejtorine e Policise se Elbasanit. Dyshohet se kontrollori ka lejuar te kaloje drejt shtetit grek shume te kerkuarin nga policia Bledar Mucen i cili ka vrare shtetasin Ilir Rexhepi pak dite me pare. Sipas komunikates zyrtare te policise se Elbasanit arrestimi i tij u be pasi ky shtetas duke qene i planizuar ne detyren e kontrollorit ne Piken e Kalimit Kufitar Kapshtice ka ndihmuar dhe ka lejuar te kaloje ne territorin grek te dyshuarin si autor te vrasjes se shtetasit Ilir Rexhepi i cili eshte person i shpallur ne kerkim nga ana uniformave blu. Pas dyshimeve te para policia ka nisur hetimet duke bere te mundur edhe arrestimin e kontrollorit te doganes se Kapshtices i cili abuzoi me detyren e tij. Policia e Elbasanit ben me dije se Bledar Muca ishte emigrant ne Angli dhe posedon nje pasaporte britanike me te cilen ka kaluar edhe kufirin shqiptaro-grek ne doganen e Kapshtices.

Vrasja e Ilir Rexhepit

Ilir Rexhepi u vra pasditen e 30 janarit ne qytetin e Elbasanit. Sipas policise se Elbasanit vrasja me arme zjarri ka ndodhur ne qender te qytetit. Ilir Rexhepi eshte ekzekutuar teksa ka qene duke hyre ne makinen e vet. Nga te dhenat paraprake nuk behen te ditura shkaqet qe kane cuar ne kete ngjarje ndersa uniformat blu po punojne per zbardhjen e plote te saj ndersa u identifikua si autori i mundshem Bledar Muca. I plagosuri u dergua ne drejtim te spitalit dhe ndodhej ne gjendje kome por si rrjedhoje e plageve te marra ai ka nderruar jete ne duart e bluzave te bardha. Dy vjet me pare viktimes i kane vrare edhe te vellane i cili ishte agjent droge dhe emri i tij u perfol mjaft si dore e forte e komisar Gosenit ndersa vete Rexhepi ishte pronar i nje policie private. Viktima ishte vellai i ish-agjentit te antidroges Roland Rexhepi qe u ekzekutua dy vjet me pare.Viktima mbante postin e presidentit te nje shoqerie te policise private. Ai u qellua me pistolete ne qender te qytetit ndersa po dilte nga nje lokal dhe nje plumb ne zemer i shkaktoi vdekjen. Sipas burimeve policore ai mundi te kunderpergjigjej me arme dhe mendohet te kete plagosur autorin pasi rreth 40 metra me larg u gjeten njolla gjaku ne toke. Ne korrik te vitit 2009 vellai i Rexhepit i njohur me pseudonimin Doda u ekzekutua tek dera e garazhit. Pas ngjarjes u arrestuan kater persona por vetem dy prej tyre u vune nen akuze si autore te vrasjes. Procesi gjyqesor ndaj Armand Llakajt dhe Marjus Tafes vazhdon ne gjykaten e Elbasanit. Dy muaj me pare prokuroria kerkoi 48 vjet burg per dy te pandehurit.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›