Ne Korce e Pogradec kremtohet festa e ujit te bekuar

Mijera pogradecare kane marre pjese sot ne festen e ujit te bekuar edhe pse moti eshte i ftohte dhe me temperatura te ulta me reshje debore. Sipas riteve fetare ne dy kishat e qytetit eshte zhvilluar ankandi i shenjtoreve me pas besimtaret jane nisur ne drejtim te molit te qytetit ne qender te tij. Imzot Joani ka hedhur kryqin ne uje ndersa 30 djem te rinj kane tentuar ta kapin ate. Fitimtar ka dale 17-vjecari Vangjo Shiko nderkohe qe ne Korce ceremonia e ujit te bekuar eshte zhvilluar prane nje shatervani dhe kryqi eshte kapur nga Gentian Gora. Me pas besimtaret kane mbushur ene me uje nga liqeni per ti marre per ne shtepite e tyre cka thuhet se do tu sjelli fat.