E Shtunë, 31 Tetor 2026

Korçë, arrestohen 4 tifozë

Fillimisht ne komisariat u shoqëruan 20 persona, mbështetës te te dy ekipeve. Sipas policisë, po hetohet për te identifikuar edhe pjesëmarrësit e tjerë ne përleshjen mes tifozëve. Nga beteja me sende te forta mbeten te plagosur pese persona. Ndërsa fillimi i ndeshjes u shty për një ore, siç nuk kishte ndodhur ndonjëherë ne historinë e superkupes. Gjithçka nisi kur policia lokale u kërkoi tifozëve te uleshin ne një tribune tjetër, larg atyre korçare. Por tiranasit kundërshtuan duke kërkuar te qëndronin ne vendin për te cilin kishin prere biletat. Por pak minuta pas fillimit te ndeshjes edhe pse ishin te pranishëm një numër i madh policesh e madje edhe forcat Renea, nisen përplasjet mes mbështetësve te te dyja skuadrave. Hedhja e një lendeve tymuese, qe sipas te pranishmeve ne stadium, ishte gaz lotsjellës, beri qe te ndërpritet loja dhe një pjese e madhe e tifozëve te Tiranes te dilnin jashtë stadiumit për tu rikthyer vetëm pas qetësimit te situatës. Por ndërkohe, shume tifozë korçare janë pare gjate kësaj kohe edhe ne fushën e lojës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›