E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tirana fiton Superkupen e Shqiperise

Skënderbeu është përpjekur te përmbysë rezultatin, por lojtaret korçare nuk kane arritur te jene te sakte përpara portës se Ilion Likes. Ekipi i bardhebluve ka mbajtur kontrollin deri ne fund te takimit, madje duke provokuar disa here mbrojtjen korçare për dyfishimin e rezultatit, serish nëpërmjet Balës. Por qe nga fillimi me vonese e deri ne fund ndeshja finale e superkupes u shoqërua me probleme qe nga dhuna mes tifozerise e deri tek sendet e forta të hedhura ne fushe, tymueset apo dhe gazi lotsjellës i përdorur nga policia. Edhe pse me një rezultat pozitiv, tensioni ne stadiumin e Korçës gjate gjithë takimit u ka lënë shije te hidhur bardhe e bluve. Nga ana e tyre, drejtues te ekipit te Skënderbeut nuk kane pranuar te prononcohen për takimin final te superkupes dhe situatën e krijuar ne qytetin juglindor.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›