Korçë, arrestohen tre personat që grabitën me dhunë një taksist
Policia e Korçës vuri në pranga tre persona, të cilët akuzohen se janë autorët e grabitjes me dhunë të një taksisti 60-vjeçar. Uniformat blu vunë në pranga Behator Mustafajn, Mateo Dinellën dhe Enton Paten, të tre banues në qytetin e Korçës, me precedentë penalë. Të arrestuarit akuzohen se në mbrëmjen e së premtes kishin marrë një taksi që drejtohej nga 60-vjeçari Agron Përlati dhe i kishin kërkuar atij t’i çonte në lagjen e re të qytetit. Kur ata kanë mbërritur, kanë sulmuar me mjete të forta taksistin 60-vjeçar, duke i shkaktuar atij dëmtime të mëdha në kokë e trup. Më pas janë larguar me lekët dhe makinën, duke e lënë atë të gjakosur e të shtrirë në rrugë. Taksisti është transportuar në spital në gjendje të rëndë, ku ende ndodhet nën trajtimin mjekëve. Ndërkohë që policia, pas 48 orë kërkimesh vuri në pranga, tre autorët e kësaj ngjarjeje.