Wisner-Topit: Zgjedhjet gur prove për integrimin në BE
Ish-i ngarkuari i posaçëm i DASH për Kosovën, Frenk Wisner vlerësoi zgjedhjet e qershorit si gurë prove për konsolidimin e demokracisë shqiptare dhe procesit integrues në BE. Deklarata e tij erdhi gjatë takimit me Presidentin Topi.
TIRANE- Ish-i ngarkuari i posaçëm i Departamentit të Shtetit Amerikan për Kosovën, Frenk Wisner vlerëson zgjedhjet e 28 qershorit si gurë prove të konsolidimit të demokracisë shqiptare dhe procesit të mëtejshëm integrues në Bashkimin Evropian.
Deklaratat u bënë gjatë takimit që zoti Wisner pati me kreun e shtetin shqiptar, Bamir Topi, ku u vu në pah rëndësia që zgjedhjet e ardhshme të zhvillohen të lira, demokratike dhe sipas standardeve perëndimore.
Sipas zyrës së presidencs, ish-i ngarkuari i posaçëm i Departamentit të Shtetit të SHBA-së për Kosovën vlerësoi reformën në drejtësi, atë zgjedhore, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar si dhe konsolidimin e shtetit të së drejtës.
Presidenti ritheksoi vullnetin dhe angazhimin e Shqipërisë për kryerjen e mëtejshme të reformave të nevojshme për integrimin euroatlantik dhe rritjen e kontributit të saj në të gjithë rajonin e më gjerë.
Presidenti Topi dhe ish-i ngarkuari i posaçëm SHBA-ve për Kosovën Frenk Wisner ndanë të njëjtën pikëpamje se e ardhmja e të gjitha vendeve ballkanike pa përjashtim është e projektuar drejt integrimit në gjirin e strukturave euro-atlantike dhe në familjen e madhe evropiane. (e.n/News24/BalkanWeb)