Premci: Policia të zbatojë ligjin në zgjedhje
Drejtori i policisë së shtetit, Ahmet Premci ka këshilluar uniformat blu të jenë të kujdesshëm gjatë procesit zgjedhor dhe të zbatojnë vetëm ligjin. Ai u tha policëve se në rast se janë korrekt me ligjin nuk duhet të kenë frikë nga deklaratat politike.
TIRANE- Drejtori i përgjithshëm i policisë së shtetit, Ahmet Premci ka këshilluar uniformat blu të jenë të kujdesshëm gjatë procesit zgjedhor dhe të zbatojnë vetëm ligjin.
Gjatë një takimi në Vlorë me drejtorët e policive të qarqeve kryesore në vend, Premci u është drejtuar forcave policore të bëhen garant të zbatimit të ligjit dhe jo palë me ndonjë subjekt politik. Ai u ka thënë policëve se në rast se janë korrekt me ligjin nuk duhet të kenë frikë nga deklaratat politike.
”Cdo implikim i punonjësit të policisë në procesin zgjedhor do jetë kthim prapa” theksoi kreu i policisë së shtetit. Ai ka paralajmëruar gjithashtu se do të monitorohet çdo veprim i punonjësve të policisë dhe kushdo qoftë ai, punonjës që do të shkelë ligjin, do të ndëshkohet me masën më të rëndë disiplinore, deri në përjashtim nga radhët e Policisë së Shtetit.(e.n/News24/BalkanWeb)