E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama i paraqet Senatit marrëveshjen bërthamore


Presidenti amerikan Barack Obama i ka dorëzuar Senatit marrëveshjen me Rusinë për çarmatimin nuklear dhe kufizimin e arsenaleve aktuale bërthamore. Për ratifikimin e marrëveshjes së nënshkruar prej presidentit amerikan dhe atij rus, nevojiten 67 nga 100 votat e Senatit. Kjo do të thotë se presidentit Obama i duhet edhe mbështetja e senatorëve nga radhët e republikanëve opozitarë. Me marrëveshjen më të re të nënshkruar prej Obamës dhe Medvedevit parashikohet brenda shtatë vitesh zvogëlimi i arsenalit bërhtamor me një të tretën, në rreth 1.500 koka të mbushura me materie bërthamore.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›