E Diel, 1 Nëntor 2026

Sarajevë, i sëmuri mendor vret 3 persona plagos 6 të tjerë

SARAJEVE-  Një i sëmurë mendor rreth të 40-tave ka vrarë dje me thikë tre persona si dhe ka plagosur 6 të tjerë në një fshat rreth 25 km në veriperëndim të Sarajevës.

Lajmi është bërë i ditur nga televizioni boshnjak. Mes 6 të plagosurve janë dhe katër fëmijë nga 1 në 4 vjec të cilët sipas mjekëve të klinikës qëndrore në Sarajevë janë në rrezik për jetën.

Autori, Nedim Fejzic, i cili sipas banorëve të zonës nuk kishte kontakte me personat e sulmuar. Ai ishte me origjinë nga Rogatica dhe kishte ardhur të jetonte në Visok, 6 muaj më parë.

Një dëshmitar i kishte thënë televizionit boshnjak se kishte parë 40 vjecarin të hynte nga një shtëpi në një tjetër. Tre viktimat janë një i moshuar 74 vjecar, dhe dy gra përkatësisht 35 dhe 40 vjece, dhe jetonin në tre shtëpi të ndryshme. Në momentin e arrestimit Fejzic ka bërë rezistencë gjatë së cilës dhe është lënduar dhe aktualisht ndodhet i shtruar në spitalin e Sarajevës.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›