Korce biznesi i vogel kunder bashkise
Biznesi i vogël në Korçë ka paralajmëruar protesta dhe pezullim të përkohshëm të aktivitetit, për shkak të rritjes së taksave vendore me 10 % nga ana e bashkisë. Nga aplikimi i nivelit të ri të këtyre taksave, bizneseve të vogla do t’u duhet të paguajnë rreth 20 mijë lekë të reja më tepër se viti i kaluar, duke e vënë biznesin e vogël në vështirësi për të mbijetuar.