E Shtunë, 31 Tetor 2026

Korçë, braktis viktimën e aksidentit, prangoset 34 vjeçari

Shkakton aksident, le në mëshirë të fatit të plagosurën. 34 vjeçari Gentian Peci, banor i qytetit të Korçës është arrestuar mbrëmjen e së enjtes nën akuzën e largimit nga vendi i aksidentit dhe drejtim të automjetit në gjendje të dehur. I arrestuari i policisë ka shkaktuar një aksident automobilistik në një nga rrugët kryesore të Korçës, teksa drejtonte mjetin në gjendje të dehur, ndërsa është larguar nga vendi i krimit duke lënë të plagosur një qytetare. Ngjarja është regjistruar rreth orës 20:00 të mbrëmjes së enjte në vendin e quajtur Trekëndëshi në qytetin juglindor. Gentian Peci, banor i lagjes 1 të këtij qyteti ka qenë duke ecur me mjetin e tij me targë KO 7710 B, ndërsa si rezultat  i shpejtësisë ka plagosur shtetasen Jorida Muhaj. Vajza e përgjakur ka rënë pa ndjenja në tokë, por kjo nuk e ka shqetësuar aspak drejtuesin e mjetit, i cili ka braktisur vendin e ngjarjes duke mos transportuar të dëmtuarën e tij në spital. Kanë qenë kalimtarë të rastit që i kanë dhënë ndihmë të resë, por kanë njoftuar dhe policinë duke dhënë targën e saktë të mjetit. Policia ka mundur të arrestojë Pecin, i cili do të përballet me dy akuza nga organet e drejtësisë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›