E Diel, 1 Nëntor 2026

Qafsha Tixhen e Fatosit, Edi Ramën nuk e zë gjumi për atë karrigen bosh në parlament

(Humor i zi)
Nga Flamur BËRDËLLIMA
Rasti i jetës e ka sjellë, që një pjesë të madhe të deputetëve ti kem miq ose shokë. Disa të gëzuar, disa të hidhëruar, disa në deklarata shtypi. Isha me Ermelinda Meksin, dhe të gjithë e dinë që kam një patologji pozitive ndaj saj. Edhe si shok fakulteti xhanëm.
-Ja Mulo, atje në Mallakastrën tonë!
Isha me Sandër Biberajn dhe Preç Zogajn (dhe gjithmonë kafet i paguan Sandri), dhe po diskutonin a të dilnim në konferencë shtypi apo jo. Me besë të zotit përpara lexuesve të nderuar të kësaj gazete të nderuar, mua këndej më hynin e andej më dilnin. Mendjen time gati në mënyrë tërësore e kish pushtuar Tixhja e Fatos Nanos dhe karrigia bosh, që Edi nuk donte ta linte të tillë. Ajo që mund të bëja, do të ishte një thellim permanent i idesë në stilin e gazetarëve të kryesisë së PD-së Blendi Fevziu dhe Sonila Meço, dikur shokë të mi. Kurse, sinqerisht po ju them më dalin parasysh ata shitës në trotuar tek rrugica që lidh rrugën Myslym Shyri me rrugën e Kavajës, ku ata apo ato të shkretët edhe pasi kishin dalë listat e deputetëve thonin
Hajde qepë të njoma!
Mbaroi sallata këtu!
Domote vendi!
Do tju lutem të bëni një kohezion jetësor midis këtyre dy planeve të kithëta.
Pyesni një shqiptar sesa vota duhet të marrë një kandidat për deputet për tu bërë deputet.
Më shpofshin me qysqi inkandeshente në hundë nëse e di njëri.
Kjo më kujton atë fjalën që thotë:
Oj Dudi Oj Dudi, çfarë them unë e çfarë thua ti!
Po le ta ngremë pak nivelin e bisedës:
Të dy palët e listave të dy partive kryesore ishin binjake. Siç thotë miku im Dash Shehi, këtë radhë do të kemi parlamentin më korporativ të historisë politike të Shqipërisë.
O udhëheqës të nderuar! O Pirrostia Fatos - Sali - Edi! More me gjithë mend kujtoni se i ha këto populli shqiptar! Po kujt ia ndjen se ka mbaruar ai apo ajo në Oxford apo në Harvard! Pse universitetet shqiptarë nuk nxjerrin njerëz seriozë? Ta zëmë se është ashtu siç thotë një shoqja ime se atje dalin më të përgatitur. Po ku e ku teknicieni më i mirë ku e ku politikani. Je jurist. Qofsh me shëndet!Të jap dhe motrën për grua po të jesh djalë i mirë. Shko në gjykatë por jo në parlament. Je ekonomiste dhe ke mbaruar në Ëall Street. Mos se na ndrite! Na jep pra një ide që të dalim nga kriza dhe do të jesh shumë më e vlefshme se një deputet. Që të mos i biem nga Kina të nderuar lexues të kësaj gazete, qetësisht, qetësisht dhe prapë qetësisht duhet të kuptojmë se këtë radhë janë zgjedhjet më të ndyra që janë bërë ndonjëherë në Shqipëri. Më hermetike. Nuk kemi ne as substratin psikik të Spanjës, dhe të asnjë vendi tjetër që ka aplikuar në këto lloj zgjedhjesh meqenëse është konfederatë. Mirë ose keq shqiptari do të di emrin për të cilin voton, as që ia ndjen për partinë. Dhe para se ta mbyll po ju shtroj një pyetje: Ky Blendi Fejziu që shkatërroi median shqiptare dhe një pjesë të politikës, përse zgjodhi pikërisht ditën që do të bëheshin listat e zgjedhjeve, për të bërë një intervistë me mesinë Fatos Nano? Nuk kishte ditë të tjera? Ore Fatos! Se të kam pasur edhe profesor në Universitet, nuk kanë faj shqiptarët që bëre burg ti. Gjithsesi me ty e shtyjmë me pak salcë kosi aty tek Taivani.
Ajo çka dua të theksoj, (dhe besoj për dhjetëra mijëra shqiptarë), lidhet me Edin mo, me Edin që ia fusja topin për shalësh në basketboll. Edo, qafsha Tixhen me gjithë mend të ha meraku për atë karrigen bosh në parlament, prandaj nuk kandidove?! Gjithsesi, me dhimbje, them: Me sa duket ky popull ku bëj pjesë edhe unë e meriton këtë pirosti njerëzish malinjë sepse ndryshe... do të sillej ndryshe në emër të asaj që quhet dhe nuk ekziston ndërgjegje civile.      

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›