E Shtunë, 31 Tetor 2026

Korçë, burg për babain dhe pedofilët

Gjykata e Korçës ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për babain që ofroi për pedofilët vajzat e tij të mitura.
 

Gjykata e Korçës, vlerësoi të ligjshëm arrestimin dhe vendosi të lërë në burg Pëllumb Mullaj dhe bashkë me të, edhe Andrea Nameti 62 vjeç, edhe Skënder Korollari 35 vjeç, ndërsa Nevruz Kollani 79 vjeç është lënë në arrest shtëpie.
 

Skandali i pedofilisë, kur babai ofronte vogëlushet e tij për prostitucion u zbulua nga policia e Korçës pas një hetimi 3 mujor, i cili u finalizua dy ditë më parë.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›