Kthimi i pronës tek ish-pronari, përplasje mes Përmbaruesve privatë me disa banorë
TIRANE-Ndërhyrja për lirimin e një objekti është bërë shkak për përplasjen që ka ndodhur mes Përmbaruesve privatë dhe banorëve sot në një lagje të kryeqytetit.
Ngjarja është zhvilluar pas shkollës “Sami Frashëri” ku është ndërtuar një godinë banimi. Banorët pretendojnë se e kanë ndërtuar vetë objektin, ndërsa sipas një vendimi gjykate, kjo i përket një ish-pronari.
‘Kjo nuk është pronë e ish-pronarit. Ne e kemi bërë ndërtimin e godinës, toka mund të jetë e tij, por jo objekti”, thanë banorët.
Ndërkohë përmbaruesit kanë kërkuar të zbatojnë vendimin e gjykatës duke nxjerrë banorët nga godina, por këta të fundit kanë kundërshtuar.
Situata nuk ka qenë tepër e mirë ndaj është kërkuar dhe ndërhyrja e policisë për qetësimin e gjendjes së krijuar.
(d.b/BalkanWeb)