E Diel, 1 Nëntor 2026

Korçë, dhunuan për vdekje 23-vjecarin, arrest me burg për 4 autorët

KORCË- Arrest me Burg, është masa që ka dhënë sot Gjykata e Korcës për katër autorët të akuzuar për dhunimin me pasojë vdekjen e 23 -vjecarit Oligert Kreka dhe plagosjen e 25-vjecarit Sajmir Yzeiri, natën e 13 marsit.

Seanca u zhvillua me dyer të mbyllura për shkak të përfshirjes nën hetim edhe të disa personave të tjerë

Emiljano, Aldo Nazifi, Ismir Zeneli dhe Ilir Ravolli natën e 13 marsit janë konfliktuar me viktimën Oliget Kreka dhe Sajmir Yzeirin teksa festonin ardhjen e pranverës.

Konflikti ka degjeneruar në përplasje fizike si pasojë e së cilës mbeten të plagosur rëndë Oligert Kreka dhe Sajmir Yzeiri, Kreka humbi jetën për shkak të plagëve të marra një ditë më pas në Spitalin Ushtarak në Tiranë.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›