E Shtunë, 31 Tetor 2026

FMN: Masa, që Greqia të sigurojë 14 miliardë euro deri në vitin 2014

ATHINE - FMN kërkon nga Greqia sigurimin e 14 miliardë eurove (që përbën rreth 7% të Prodhimit të Brendshëm Bruto), duke e konsideruar tepër të nevojshme, në mënyrë që të arrihen objektivat fiskale në vitin 2013 dhe 2014. 

Kështu thuhet në raportin që shoqëron autorizimin e kontributit të Fondit, në paketën e dytë të ndihmës për Greqisë. 

Fondi paralajmëron se vonesat në masat strukturore do ta çonin vendin në një recesion të thellë.

Në raportin e tij FMN, thotë se 14 miliardë Euro do të gjenden nga ndryshimet në sistemin e taksave dhe shkurtimet e mëtejshme në paga, masa që qeveria greke duhet t’i prezantojë deri në qershor. 

FMN argumenton se duke ulur kostot e punës me 9.5%, rregullohet konkurrenca dhe bëhet e mundur arritja e një suficiti primar, 4.5% të PBB-së në vitin 2014.

3 miliardë euro duhet të sigurohen nga të ardhurat prej taksave, duke ndryshuar sistemin e tyre dhe duke zgjeruar bazën tatimore. 

FMN-ja pranon se arritja e objektivave do të jetë shumë e vështirë, dhe thekson se ajo do të kërkojë përpjekje të shumëfishtë dha angazhim të fortë politik duke përsëritur se ka ende rreziqe të mëdha në zbatimin e programit.

Siç vuri në dukje, nëse zbatimi i politikave zgjat më shumë ose dështon, Greqia rrezikon të shkojë në falimentim.

Fondi Monetar Ndërkombëtar miratoi 2 ditë më parë financimin e 28 miliardë eurove, në kuadër të paketës së dytë të kredisë prej 130 miliardë euro për Greqinë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›