Korçë, dyfishohet numri i i vizitave pediatrike

Rreth 50 fëmijë në moshën pediatrike paraqiten çdo ditë në Spitalin e Korcës kryesisht me temperaturë të lartë, deri në 40 gradë, diarre apo probleme në rrugët e frymëmarrjes. Kjo situatë vazhdon prej afro dy muajsh e sipas mjekes Xhentila Doko, arsyeja kryesore është lehtësimi i masavë antikovid por jo pak rol ka dhe faktori i përhershëm, moti.
Veç këshillave për të shmangur dy arsyet e mësipërme që i ekspozojnë fëmijët ndaj virozave, mjekja Doko këshillon se kur fëmijët duhen dërguar në urgjencën pediatrike.
Pjesa më e madhe e fëmijëve marrin mjekim ambulator, ndërsa në pediatri të shtruar për momentin janë 10 fëmijë.