UISH, certifikatë mirënjohje për ekipin e urgjencës së Spitalit Rajonal “Omer Nishani”

Për punën, sakrificat dhe vetmohimin e treguar në ndihmë të njerëzve në periudhën e Covid-19, Ekipi i Urgjencës së Spitalit Rajonal “Omer Nishani” u vlerësua nga Urdhëri i Infermierit të Shqipërisë me çertifikatë mirënjohje. Aktiviteti simbolik u zhvillua në ambientet e këtij shërbimi, në kuadër të Ditës së Infermierit.
“Është një vlerësim për stafin e Urgjencës së Spitalit të Gjirokastrës i cili është në shërbim të gjithë banorëve të qarkut jugor. Bluzat e bardha kanë përballuar me sukses gjithë fluksin e shtuar gjatë periudhës së pandemisë, duke iu ardhur në ndihmë edhe pacientëve me Covid.” –tha presidentja e Urdhërit të Infermierit për Qarkun Gjirokastër, Haxhire Dhamo.
“2020 ishte viti që nxori në pah vlerat vlerat e profesionalizmit. Ne do të jemi këtu kurdoherë për të qënë në krah të qytetarëve, për të qënë në kohët më të domosdoshme të atyre që kanë nevojë për shërbim shëndetësor. Shërbimi i Urgjencës, në rang qarku do të thoja, është shërbimi që formëson dhe ngre integritetin e profesionit të infermierit sepse është përballja e parë me gjithë pacientët në gjendje të rënda shëndetësore. Si pjesë e stafit të këtij shërbimi i falënderoj këta djem e vajza për përkushtimin dhe humanizmin e treguar dhe orët e gjata më terren.” – shprehet Mimoza Llavdani, infermiere.
Si mamia më e mirë e vitit për Qarkun Gjirokastër u vlerësua Engjëllushe Baduni e cila për 40 vite ka pritur mijëra jetë të reja, në Maternitetin “Dhimitër Çuçi”