Korce, e pickon gjarpri, vdes 6-vjecari

Nje 6-vjecar ka gjetur vdekjen sot si pasoje e pickimit nga gjarpri.
Ngjarja ndodhi ne fshatin laminot te Korces, kur femija me inicialet V.B po shkonte permes nje are bashke me te vellane per t'u lare ne rezervuar.
Gjarpri e ka pickuar femijen duke i shkaktuar atij vdekjen. Sipas te dhenave te para, femija mund te shpetonte, por nderroi jete teksa shkonte me vonese ne spital, duke mos e kuptuar qe ishte pickuar nga gjarpri.