Rama në krye të PS; zërat Pro dhe Kundër
Deputeti socialist, Ben Blushi, në mbledhjen e kryesisë së PS-së, kërkoi jo vetëm të pranohet kjo humbje, por edhe shkaqet që e sollën atë.
Në një intervistë për të përditshmen “Panorama”, zoti Blushi deklaroi se “arsyet e humbjes, Rama nuk duhet t’i kërkojë tek komisionerët e PS-së, por tek kauza e tij e gabuar si dhe tek mungesa e programit”.
Në të njëjtën linjë ka qenë edhe anëtari i Kryesisë në PS, Arben Malaj, i cili pasi u shpreh se do të marrë pjesë në garën për kreun e PS-së, tha se “PS duhet të pranojë humbjen dhe të pranojë proçesin e ringritjes së saj” dhe “dorëheqja e Ramës rrit kredibilitetin e tij si lider”.
Por, ka dhe nga ata që janë kundër largimit të kryesocialistit Edi Rama. Kandidatja për deputete në qarkun e Durrësit, Rudina Seseri, thotë se “Rama duhet ta çojë deri në fund projektin e tij”.
“Nëse Rama largohet, ai lë në baltë jo vetëm PS-në, por edhe të gjithë ata shqiptarë që duan shpresë dhe mbrojtje. Vendimi i takon anëtarësisë së Partisë Socialiste, jo disa individëve të caktuar dhe aq më pak njerëzve që nuk kanë asnjë lidhje me PS-në”, thotë Seseri.
Të shtunën, vetë kreu i PS-së, Edi Rama, iu përgjigj akuzave brenda zërave të PS-së, të cilët kërkojnë dorëheqjen e tij. “Unë jam kryetari i PS-së, e cila nga zgjedhjet e 28 qershorit doli forca më e madhe në vend. Unë i kam të qartë detyrimet dhe radhët e punës sime, sot detyrimi dhe radha e punës kërkon që unë dhe PS të jemi në këtë pozicion të vendosur dhe të hapur përpara publikut për të mos lejuar që ajo që ndodhi në 28 qershor të përfundojë me grabitjen e mandateve tona dhe me asgjësimin e një të drejte që ne na i jep ligji zgjedhor”, tha Rama.