Korçë, foshnja e 22-vjeçares rëndë, pritet ekspertiza për vdekjen e nënës
KORÇE – Foshnja që 22-vjeçarja Erjola Dinoshi solli në jetë më 6 janar, por pa mundur ta njohë atë, për shkak të vdekjes së saj të parakohshme.
E ndërsa ekipi mjekësor është vënë në shënjestër të akuzave nga familjarët, vogëlushi lufton ende me problemet shëndetësore për të mbijetuar nën efektin e terapisë.
Pavarësisht kujdesit, mjekët thonë se foshnja ende pa emër është në gjendje të rëndë, por shpresat për të jetuar për ata janë të gjalla.
“Gjendja e bebit në lindje ka qenë shumë e keqe, është përmirësuar por pa dalë nga gjendja e rëndë. Aktualisht bebi vazhdon me mjekim intensiv, i monitoruar me oksigjen. Parametrat vitalë për momentin janë të stabilizuar, shpresat nuk humbasin asnjëherë por bebi është i sëmurë.” – deklaroi Edjon Kocinaku, pediatër-neurolog ne maternitet.
Vogëlushi ka lindur në përmasat normale rreth 3 kilogram e 700 gram si dhe 51 centimetra i gjatë, por duke u ndalur tek termi i përdorur nga mjeku si fëmijë i sëmure, ai i referohet faktit se foshnja ka pasur probleme në barkun e nënës rreth 4 orë pa lindur, çka mendohet se mund t’i ketë shkaktuar probleme në sistemin nervor.
Ndërkaq, mjekët dhe të afërmit e 22-vjeçares janë në pritje të ekspertizës mjeko-ligjore, e cila do të përcaktoje shkakun e komplikacioneve që ajo kaloi gjatë lindjes.
(er.nu/news24/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Korçë, foshnja e 22-vjeçares rëndë