E Diel, 1 Nëntor 2026

Itali, jep dorëheqjen sekretari i shtetit Carlo Malinconico

ROMË- Sekretari italian i Shtetit në Këshillin e Ministrave, Carlo Malinconico, i cili kishte qëndruar në një hotel luksoz me shpenzimet e një biznesmeni, dha dorëheqjen sot, duke nënshkruar largimin e tij të parë nga qeveria e Mario Montit që prej emërimit të tij në nëntor.

"Mario Monti priti sot në mëngjes sekretarin e Shtetit, i cili dha dorëheqjen për të mbrojtur më mirë imazhin dhe nderin e tij dhe gjithashtu për të ruajtur besueshmërinë dhe efektivitetin e veprimit qeveritar", deklaroi qeveria në një komunikatë.

Sipas informacioneve të mbledhura nga shtypi italian, fatura e qëndrimit të ish-sekretarit Malinconico në një hotel buzë detit në veri të Romës ishte paguar nga Francesco Maria De Vito Piscicelli, një biznesmen i Bondeve të Qeverisë Italiane, i përfshirë në hetimet për ndihmë nga tërmeti në Aquila.

Ish-sekretari Malinconico bëri të ditur se nuk i kishte kërkuar kurrë nder biznesmenit dhe se këtë e kishte mësuar vetëm tani që biznesmeni Piscicelli kishte paguar faturën me dëshirën e tij.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›