Ministri i Jashtëm Hoxhaj vizitë zyrtare në Mal të Zi
PRISHTINË-Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj, do të niset për vizitë zyrtare në Mal të Zi, me ftesë të ministrit të Punëve të Jashtme dhe Integrimeve Evropiane të Malit të Zi, Milan Rocen.
Gjatë vizitës dy ditore në Podgoricë, sipas burimeve zyrtare të MPJ-së kosovare, Hoxhaj do të takohet me presidentin e Malit të Zi, Filip Vujanovic, kryeministrin Igor Luksic, homologun malazez Milan Rocen, si dhe me përfaqësues të tjerë të lartë politik dhe institucional në këtë shtet fqinj.
Po ashtu, Ministri Hoxhaj dhe Ministri Rocen do të mbajnë një konferencë të përbashkët për media.
(d.b/BalkanWeb)