E Diel, 1 Nëntor 2026

Arrestimi i ‘terroristit’ kosovar, familja: Jemi të shokuar

PRISHTINE - Të afërmit e 25-vjeçarit Sami Osmakaq, i cili u arrestua në SHBA nën akuzën e komplotit për sulm të inspiruar islamik, deklaruan se janë shokuar nga lajmi.
Time Osmakaq, halla e Samiut, nuk arrin të besojë se nipi i saj është një terrorist, madje ajo e përshkruan si një djalë të qetë dhe argëtues.
“Nuk besoj se ai e bëri atë për të cilën ata e akuzojnë. Nuk ka pasur fëmijë më të mirë këtu”,- deklaroi Time Osmakaq për agjencinë AP.

Familja Osmakaq jeton në fshatin Lubizhdë, në pjesën jugperëndimore të Kosovës.

AKUZAT
Sami Osmakaq, i lindur në Kosovë, është arrestuar nga autoritetet e SHBA-së nën akuzat se ka planifikuar “sulme në zonën Tampa të Floridës”, për t’u hakmarrë, siç thuhet, për të këqijat që u janë bërë myslimanëve.

Sipas të dhënave të Gjykates Federale në SHBA, 25-vjeçari ka regjistruar një video tetëminutëshe, ku ka shpjeguar përse donte të bënte terror në zonën Tampa Bej.
Në video, ai shfaqet i ulur ulur këmbëkryq, me pistoletë në dorë dhe me një AK-47 pas tij, ndërsa thotë se “gjaku i myslimanëve është më i vlefshëm se i atyre njerëzve që nuk besojnë në Islam”, raporton AP.

Autoritetet federale thanë se nuk ka ndonjë tregues se Osmakaq ka planifikuar të sulmojë Konventën Ndërkombëtare Republikane, që do të mbahet në muajin gusht në Tampa.

(er.nu/rel/BalkanWeb) Lidhje te tjera FBI arreston kosovarin për veprimtari terroriste

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›