Korcë, arrestohet 17-vjecari, tentoi të vjedhë një 71-vjecare
KORCE - Burime të Drejtorisë së Policisë në Qarkun e Korçës bënë të ditur se ditën e martë, nga sukturat e Seksionit Kundër Krimeve të Rënda në Drejtorinë e Policisë të Qarkut, u bë e mundur arrestimi në flagrancë i shtetasit B. Ramolli, 17 vjeç, i dënuar më parë për “Vjedhje në bashkëpunim”dhe i Edmond Ramolli 51 vjeç, at e bir, banues në fshatin Floq të komunës Mollaj të rrethit të Korçës.
Sipas policisë, arrestimi i shtetasit B.Ramolli u bë për veprën penale të “Vjedhjes me armë e mbetur në tentativë”, ndërsa ai i Edmond Ramolli për veprën penale “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe municioneve”.
Sipas te njejtave burime, mesnatën e sotme, rreth orës 02:00, 17-vjeçari B.Ramolli, në fshatin Floq kishte shkuar i maskuar dhe i armatosur, me qëllim vjedhjen në banesën e shtetases H.D, 71 vjeçe, duke e goditur ate me tyten e armës (automatik) në pjesën e kokës e duke i shkaktuar plagë të lehta. Pasi i ka kërkuar një sasi lekësh 71-vjecares, ky shtetas nuk ka mundur t’i përvetësojë dhe më pas ishte larguar. Burimet policore thane se, arma të cilen shtetasi B.Ramolli e mbante me vete i përkiste babait të tij.
Në cilesinë e provës materiale u sekuestruan arma e zjarrit, automatik kallashnikov, model 56, një sasi fishekësh prej 392 copë të kalibrit 7.62 mm, një krehër automatiku me 7 copë fishekë, si dhe mjetet të cilat autori i kishte përdorur gjatë grabitjes, një elektrik dore dhe një kapuc në ngjyrë të zezë. Materialet për këte rast do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për ndjekje të mëtejshme.
(d.b/BalkanWeb)