Korçë, gjenden të asfiksuar dy të moshuar

Duket se temperatuart tejet të ulëta kanë shënuar edhe viktimat e para për këtë vit në qarkun e Korçës. Për t`i shpëtuar të ftohtit të ashpër që ka përfshirë jo vetëm zonën e juglindjes, por të gjithë vendit, një çift të moshuarish kanë mbetur të vdekur, në tentativë për tu ngrohur me qymyr. Sipas burimeve praraprak nga policia e Korçës mendohet se se vdekja ka ndodhur për shkak të asfiksisë nga lënda djegëse, me të cilën ata po ngoheshin në ambjentet e banesës së tyre. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Lumalas ose rreth orës 11 të paraditës. Trupa e viktimave Sadik Shaholli dhe Ferdez Shaholli, të dy nga 75 vjeç janë gjendur nga nusja e djalit, e cila fatmirësisht ka shpëtuar, pasi nuk ka qëndruar në një dhomë me të moshuarit. Uniformat blu kanë shkuar në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të saj.