Kuvendi Civil tubim përkujtimor në Luginën e Preshevës
PRESHEVE - Në ditën përkujtimore të vdekjes së heroit tonë kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu, Kuvendi Civil ka realizuar një tubim në Bujanovc, në Luginën e Preshevës.
Tubimi ka nisur në qendër të komunës, ku përfaqësues të Kuvendit Civil janë pritur nga kreu i kësaj komune Jonuz Mysliu. Më pas ata janë mbledhur ne ambientet e Shtëpisë së Kulturës, ku qindra mbështetës i janë bashkuar Kuvendit Civil.
Duke e vlerësuar këtë si një ngjarje të rëndësishme, të pranishmit kanë lobuar për një bashkim kombëtar mes Kosovës e Shqipërisë.
Kuvendi Civil vizitoi edhe varrezat e dëshmorëve shqiptare në komunën e Bujanovcit. Tubimi u mbyll me një koncert festiv me këngë dhe flamuj kuq e zi.
(er.nu/news24/BalkanWeb)