E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durrës, makina përplaset në shtyllë, 5 persona të plagosur

Një aksident me plagosjen e 5 personave është shënuar vetëm pak minuta më parë në Durrës. Ngjarja ka ndodhur ne segmentin rrugor Ura eDajlanit, Plepa, ku shtetasi Eugert Tako, 27 vjec, banues ne Lushnje gjatë kohës kur drejtonte automjetin tip Volswagen me targa CS 704 HE ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit duke u perplasur me nje shtyllë.

Për pasojë ka marrë dëmtime vetë drejtuesi i mjetit dhe 4 pasagjeret e tij, te cilet jane derguar në Spitalin Rajonal Durres për ndihmë mjekesore. Mësohet se katër pasagjerët e lënduar janë :

1-A. Agolli, 25 vjec, banues ne Lushnje
2-V. Tako, 27 vjec, banues ne Lushnje
3-D. Gaboci, 29 vjec, banues ne Lushnje
4-P. Tahiri, 24 vjec, banues ne Lushnje

Ndërkohë policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po kryen hetimet e para.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›