E Diel, 1 Nëntor 2026

Halimi: Mos miratimi i ligjeve, ndikim në rritjen e korrupsionit

Mos miratimi i ligjeve nga opozita ka ndikuar direkt në nivelin e korrupsionit në drejtësi. Ministri i drejtësisë Eduart Halimi tha se ky fenom në sistemin e drejtësisë shqiptare mbetet ende një shqetësim.
 

“Ligjet që bëjnë fjalë për reformën në drejtësi përfshi edhe krijimit të gjykatës administrative janë bllokuar prej tre vitesh në Parlament. Ka një pjesë të korruptuar në sistemin e drejtësisë dhe për të ndaluar këtë duhet që të parët të angazhohen ata që duhet të kontrollojë sistemin por edhe të gjithë aktorët të cilët të ndalojnë familjarizimin me këtë dukuri të tmerrshme” ka theksuar Halimi.

Ndërkohë që kreu i delegacionittë Komisionit Evropian për efikasitetin e Drejtësisë Stephane Leyenberger u shpreh se me anë të projektit që pritet të nisë ka si qëllim përmirësimin e menaxhimit të kohës.
 

“Projekti në Gjykatën e Tiranës pritet që të filojë që nesër. Synimi i gjithë kësaj nisme është përmirësimi i menaxhimit të kohës në gjykata. Sistemi i drejtësisë duhet që të progresojë kjo nuk është vetëm për Shqipërinë por edhe për një sërë vendesh të tjera” ka theksuar Leyenberger.
 

Projekti pritet që të ndikojë në zhvillimin e masave dhe mjeteve për përmirësimin e menaxhimit dhe efikasitetit në Gjykata.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›