E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë, policia shmang një vrasje, në pranga autori

Vetëm pak minuta më parë Policia e Tiranës ka arritur të shmangë një vrasje në kryeqytet. Ngjarja ka ndodhur në një nga zonat më të populluara të Tiranës, në Ish-Bllok ku shtetasi Edion Metaj ka tentuar të qëllojë me armë zjarri, mbi dy të rinj , identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur.

Uniformat blu kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje, pasnjë njoftimi për këtë rast, dhe kanë mundur t`ia marrin nga dora pistoletën. Ndërkohë policia ka vënë në pranga këtë shtetas si dhe i ka sekuestruar armën në cilësinë e provës materiale. Sipas njoftimeve paraprake ngjarja ka ndodhur pas një sherri mes tyre për motive të dobëta.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›