Korce gjendet e vrare me gure nje femer
Trupi i pajetë i një femre e moshës rreth 30 -38 vjeçe është gjetur pasditen e së mërkurës në afërsi të një ure në aksin rrugor Korçe- Qafë Thanë. Viktima është gjetur nga një bari i zonës i cili ka njoftuar menjëherë policinë. Nga të dhënat e para mesohet se në trupin e femrës janë konstatuar plagë pas koke të cilat dyshohet të jenë shkaktuar nga goditjet me gurë. Para vrasjes, gruaja mbante veshur një palë kominoshe që u gjetën pranë vendit të krimit.
Nga kqyrja e trupit u zbulua një tatuazh në formë ylli në gjoksin e majtë të femrës, me inicialet D.O. Viktima është rreth 1.60 e gjatë, brune dhe është nënë pasi nga ekspertiza mjeko-ligjore rezulton se ka kryer lindje dhe mund të ketë fëmijë. Ekspertët kanë marrë edhe gjurme mjetesh pasi sipas policisë viktima mund te jetë vrarë në një vend tjetër dhe është transportuar me pas në vendin ku u gjet trupi i pajetë. Burime policore bëjnë me dije se po hetohet ne pistën e vrasjes dhe dyshohet se viktima mund te jëtë përdhunuar dhe më pas është goditur me gurë për vdekje pasi viktima është gjetur e zhveshur. Nga hetimet e policise mendohet se vrasja te jetë kryer mbrëmjen e së martës. Nje grup hetimor ka nisur punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e viktimës.