E Diel, 1 Nëntor 2026

Korcë, gjendet i vdekur i riu. Policia: U vetëvra për një dashuri

KORCE-Një 23 vjecar është gjetur i vrarë në fshatin Damjanec në rrethin e Korces.

Burime të policisë së qarkut të Korcës bëjnë të ditur se mbrëme u gjet i vetëvrarë me armë zjarri pranë fshatit Damjanec, Iljaz Nodolli, 23 vjeç.Trupi është gjetur rreth mesnatës së kaluar në pyllin e fshatit nga banorët e zonës.
Sipas policisë në trupin e viktimës ka plagë të shkaktuara nga armë zjarri dhe paraprakisht dyshohet se ai është qëlluar me pushkë. Nga te dhenat paraprake policia deklaron se dyshohet se bëhet fjalë për një vetëvrasje. Shkak kryesor i vetëvrasjes dyshohet të jetë një motiv dashurie. Nga dëshmitë e para mësohet se i riu nuk arriti të realizonte një lidhje dashurie me nje vajzë.

Por, sërish në qarkun e Korcës ka ndodhur një tjetër rast vetëvrasjeje.
Sot herët ne mengjes u gjet nga familjarët i vetevarur Skënder Fejzo, 59 vjeç, nga fshati Buçimas i Pogradecit. Akti i vetëvrasjes është kryer në shtëpine e tij dhe materialet i kaluan për hetime të mëtejshme prokurorisë së rrethit. Sipas të dh ënave paraprake dhe deshmive te te afermve, ky person kohet e fundit vuante nga depresioni.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›