E Shtunë, 31 Tetor 2026

Në Filipine, Krishtlindjet trokasin herët

MANILA-Krishtlindjet kanë ardhur më herët në kryeqytetin e Filipineve, teksa rrugët janë zbukuruan me drita vezulluese dhe kioskat kanë mbirë kudo, për të shitur stolitë tipike të festave.
Rrugët kryesore të Manilës janë qenë zbukuruar me ornamente me ngjyra të ndezura dhe drita verbuese, ndërsa meloditë e Krishtlindjeve mund të dëgjohen në parqe.
Pemët prej pishe të Krishtlindjeve, të bëra me dorë, janë rreshtuar përgjatë trotuareve dhe shitësit i reklamojnë veprat e tyre para klientëve që kalojnë.

Punëtori i ndërtimit, Viktor Tadeo, u shkëput pak nga puna për t’u marrë me hobin e tij për të bërë Pemët e Krishtlindje me degë të ndryshme pishe, një lloj krijimi që ai planifikon t’i shesë gjatë sezonit të festave.
"Kur ulesh dhe fillon të punosh, të duket sikur je duke luajtur kot dhe po harxhon kohën, por në fund arrin të bësh diçka që ka vlerë dhe munda ta shesësh", thotë ai.
Shumica e kioskave gjatë trotuarit mbajnë e shesin Fenerë Krishtlindjesh me ngjyra të ndezura, që bëhen me guacka deti dhe janë një ornament mjaft popullor për Krishtlindjet Filipinase. Ato rrinë ndezur gjatë gjithë kohës, për të tërhequr vëmendjen e kalimtarëve.
Një shitës fenerësh, Lui Olivenza, thotë se është traditë t’i shesësh herët këto objekte, duke qenë se shumë filipinas i blejnë ato që në shtator dhe fillojnë të zbukurojnë shtëpitë.
Kur afrohen festat, në dyqanet tona fillojnë e vijnë edhe konsumatorët. Ata duan t’i blejnë herët produktet tona, që të kenë mundësi edhe më të mëdha në zgjedhje", tha ai.
Nëpunësja pensioniste, Luninging Dominguez, që shkon me familjen e vet për të blerë zbukurime, tha se ka qenë tradita e tyre familjare për t'u përgatitur qysh herët për festat, edhe sepse çmimet janë më të lira në fillim, pa arritur ende kulmi i kërkesave.
"Gjërat janë më lirë dhe me mundësi më të mëdha për të zgjedhur. Ja si sot, për shembull, që ka zbukurime me forma nga më të ndryshmet. Por, kur vijnë festat, objektet me format më tërheqëse ndoshta nuk i gjen lehtë, pra ia vlen që blerjet të bëhen sa më herët”, thotë ajo.
Një vend me mbizotërim katolik, Filipinet kanë namin se janë vendi me sezonin më të gjatë në botë për Festat e Krishtlindjeve, një sezon që fillon në shtator dhe mbaron me një festim katolik në mes të muajit janar.

(News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›