E Diel, 1 Nëntor 2026

Korçë, gjendet i vdekur një 86-vjeçar

Një i moshuar është gjetur i vdekur në banesën e tij në Korçë.

Sipas burimeve, ngjarja ka ndodhur në lagjen numër 9 të qytetit të Korçës, ku Dhimitër Zavalani, 86-vjeç,  është gjetur i vdekur në banesën e tij.

Mendohet që vdekja e 86-vjeçarit të ketë ardhur si pasojë e rënies në kontakt me energjinë elektrike, ndërsa mësohet se ai jetonte i vetëm prej vitesh.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›