Aksident në Sukth, vdesin 2 të rinj, 1 i plagosur
DURRES- Dy te rinj humben jeten ne nje aksident qe ndodhi ne oret e para te mengjesit te sotem.
Aksidenti ndodhi ne segmentin Tiranë-Durrës, në afërsi të Sukthit te pjesa e kryqëzimit te fshatit Koxhas.
Burime policie bejne me dije se viktimat jane identifikuar si shtetasit Roland Pakja, 21 vjec dhe nje 19 vjecare rumune, Nikolet Pudonin. Te rinjte udhetonin me nje automjet targa Kavaje 95 20 A, qe drejtohej nga i riu Elisidio Hasani, i cili mbeti i plagosur.
Policia ka nisur hetimet per zbardhjen e shkaqeve te aksidentit, por dyshohet se shkak ka qene shpejtesia e madhe dhe terreni i lagesht.