Aksident në Sukth, vdesin dy të rinj
Dy persona kanë mbetur të vdekur në një aksident të ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Tiranë-Durrës. Aksidenti ka ndodhur në afërsi të Sukthit, në kryqëzimin e fshatit Koxhas, ku një automjet me targa Kavaje ka dalë nga rruga duke përfunduar në kanal.
Për pasojë kanë humbur jetën Roland Pakja, 21 vjeç dhe Nikolet Pudonin, 19 vjeçe, shtetase rumune, ndërsa është plagosur drejtuesi i mjetit, Elisidio Hasani, 19 vjeç.
Policia ka nisur menjëherë hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. Paraprakisht dyshohet që shpejtësia e madhe e mjetit dhe lagështira në rrugë të jenë bërë shkak i aksidentit tragjik.