E Diel, 1 Nëntor 2026

Veriu izolohet nga dëbora, banorët apelojnë për ndihmë

Veriu i vendit është izoluar tërësisht ndërsa reshjet e borës kanë arritur në 3 metër në komunat e thella të Pukës, Tropojës, Kukësit e Bulqizës. Banorët e këtyre zonave apelojnë për ndihmë, pasi në shumicën e rasteve përballen me rezervat ushqimore në mbarim, mungesën e energjisë elektrike dhe ujit.

Sinjale për emergjenca shëndetësore vijnë herë pas here nga këto zona, ndërsa të sëmurët kronikë vuajnë prej të paktën dy javësh mungesën e ilaçeve.

Rrugët e bllokuara dhe trashësia e borës që sa vjen e shtohet e vështirësojnë akoma më shumë gjendjen e tyre, ndërsa në fshatrat e thella malore banorët duhet të përballen edhe me rrezikun e orteqeve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›