Korçë, i moshuari gjendet i vdekur në banesë

Komisariati i Korçës
KORCE- Gjendet pa jete ne banesen e tij nje i moshuar. Ngjarja ka ndodhur ne Korce, ne lagjen numër 9 të qytetit. Sipas policise kane qene fqinjet qe kane gjetur pa jete 86 vjeçarin Dhimitër Zalavani.
Ata kane njoftuar policine, e cila ka shkuar menjehere ne vendin e ngjarjes. Nga hetimet e para mesohet se viktima mund te kete rene ne kontakt me rrymen elektrike, nga e cila dyshohet se ka gjetur edhe vdekjen.
Trupi i tij iu percoll morgut per t’iu nenshtruar autopsise, e cila do te percaktoje edhe zyrtarisht shkakun e vdekjes.