Shkarkimi i Spahiut, debate në Kuvend, Gumi: Shkeli Kushtetutën
TIRANË- Kuvendit do të shqyrtojë sot kërkesën e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, për nisjen e procedurës së shkarkimit nga detyra të Zëvendëskryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Kreshnik Spahiut. Në axhendën e miratuar pa konsensusin e opozitës është parashikuar edhe votimi për ngritjen e një komisioni parlamentar që do të hetojë veprimtarinë e kryetarit të KLD-së Spahiu. Demokratët thonë se Kreshnik Spahiu ka devijuar nga funksioni kushtetues dhe e ka zëvendësuar atë me veprimtari politike të papajtueshme me detyrën, duke mos përfaqësuar interesat në funksionin të drejtësisë e Kuvendit të Shqipërisë, organ nga i cili është zgjedhur. Nisma e maxhorancës, një javë më parë është kundërshtuar nga nënkryetari i KLD-së, e cila sipas tij nuk ka asnjë mbështetje Kushtetuese. Opozita ka deklaruar se nuk do të japë konsensusin e saj në Parlament, për propozimin e mazhorancës. Socialistet argumentojnë se kërkesa për shkarkim nuk është ne përputhje jo vetëm me Kushtetutën por as me kuadrin ligjor ne fuqi. Kuvendi do të njihet sot zyrtarisht edhe me kërkesën e Prokurorisë së Përgjithshme për heqjen e imunitetit të 3 deputetëve socialistë Tom Doshi, Besnik Bare dhe Taulant Balla si organizatorë të protestës së 21 janarit.
GUMI: TË DHËNA SE SPAHIU KA SHKELUR KUSHTETUTËN
Ora10:54- Deputeti i Partisë Demokratike, Viktor Gumi, para foltores së Kuvendit parashtroi relacionin e nismëtarëve të mazhorancës të cilët kërkojnë shkarkimin e nënkryetarit të KLD-së, Kreshnik Spahiu, duke kërkuar që të pranohet kërkesa e nismëtarëve për ngritjen e grupit hetimor për shkarkimin e nënkryetarit të KLD-së.
“Kreshnik Spahiut iu bë me dije se i njihet e drejta për tu shprehur para seancës dëgjimore. Kreshnik Spahiu u paraqit para komisionit të ligjeve, ku ju bë me dije relacioni, por për shkak të sjelljes së tij ai u largua. Nuk kërkohët mandati, por shkarkimi nga detyra i anëtarit të KLD-së, që është dhe zëvëndës kryetar i KLD-së. Relacioni përmban të dhëna të mjaftueshme për shkelje të Kushtetutës. Komisioni i ligjeve i kërkon Kuvendit ti përgjigjet pozitivisht grupit të nismëtarëv për ngritjen e grupit hetimor, dhe më pas shkarkimit të Spahiut",- u shpreh Gumi
(el.me/BalkanWeb)